Bota 4 Mars 2024, 10:04

Shqiptari e pëson për 100 kg drogë në kufi, transportin e organizonte krimineli grek

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari e pëson për 100 kg drogë në kufi, transportin e

Një kriminel grek, i mbyllur në paraburgim kishte në pronësi makinën me të cilën një shqiptar u kap në kufi, të shtunën, duke transportuar 100 kilogramë drogë.

Efektivët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Gumenicë gjetën 66 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 87.5 kg dhe dhjetë pako kanabis të përpunuar në formë “çokollatë” me peshë 11 kg.

Drejtuesi grek nuk iu bind sinjalit për kontroll në rrugën Makrichora – Mazarakia dhe u fut në fshat, ku humbi kontrollin e mjetit i cili goditi një makinë të parkuar dhe ndaloi. Pasagjerët kanë tentuar të arratisen në këmbë, por policia ka arritur të ndalojë njërin prej tyre në vend, ndërsa i dyti është arrestuar pas një ndjekjeje në këmbë.

Ata sot do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Thesprotisë me dosjen e ngritur ndaj tyre për import, transport dhe trafik droge, mosrespektim dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe Kodit të Qarkullimit Rrugor, sipas rastit. Akuza bie edhe mbi të burgosurin, pasi ka prova se ai ka organizuar marrjen dhe transportin e ngarkesës.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi grek, ndërsa pasagjeri është identifikuar si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjeç nga Fieri. Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.

greqi droge