TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2025, 09:31

Shtëpia e Bardhë publikoi foton e Trump si Papë, presidenti i SHBA masakrohet nga fansat në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti
Shtëpia e Bardhë publikoi foton e Trump si Papë, presidenti i
Donald Trump si Papë

Një foto e hedhur së fundmi nga Shtëpia e Bardhë, por dhe vetë Donald Trump në rrjete sociale ka “ndezur” komentuesit e shumtë për t’u shprehur kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, falë Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa Trump është shprehur më herët me humor se do dëshironte të bëhej Papa i ardhshëm, duket se atij i është plotësuar dëshira, duke u krijuar një imazh i tij i veshur si Papa Françesku. Kjo foto u hodh fillimisht nga Trump në platformën e tij Truth Social, për t’u ripostuar më pas nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk kanë munguar komentuesit që ta cilësojnë si gjë të pavend, teksa bota po lutet për shpirtin e Atit të Shenjtë, duke e marrë si një tallje të rëndë nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara ndaj figurës së Papës.

Madje ironizimi i komentuesve ka shkuar deri sa t’i krijojnë të njëjtin imazh, me fytyrën e një kllouni.

Shtëpia e Bardhë publikoi foton e Trump si Papë, presidenti i

donald trump si papë

Lini një Përgjigje