Bota 8 Dhjetor 2023, 14:21

S'ka aludime, Vladimir Putin sërish kandidat në zgjedhjet presidenciale 2024

Shkruar nga Pamfleti
S'ka aludime, Vladimir Putin sërish kandidat në zgjedhjet
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.

Agjencia raportoi se Putini e bëri njoftimin brenda Kremlinit pasi dha dekoratën më të lartë ushtarake të vendit, yllin e artë të Heroit të Rusisë, ushtarëve që luftuan në Ukrainë.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se “shumë njerëz” po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij “kur ta gjykojë të përshtatshme”.

vladimir putin