TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 15:26

Ish-kreu i policisë tregon çfarë po e mundon Edi Ramën: Ka vetëm një hall të madh!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kreu i policisë tregon çfarë po e mundon Edi Ramën: Ka
Mit’hat Havari

Havari shprehet se Rama ka hall vetëm burgun...

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari shprehu kritika ndaj qeverisë Rama, teksa po komentonte protestën e më shumë se një muaji në Tiranë kundër kryeministrit.

Havari theksoi se Rama po sillet me fytyrën e vërtetë tashmë, atë të diktatorit. Kjo sipas tij është një sjellje që e ka në gjak të trashëguar.

“Kjo nuk është parë në histori të Shqipërisë, as në Europë dhe botë. Aq më shumë ne vend i varfër. Vazhdon sot 38 ditë palëkundur. Flakadanin e ndezi rinia. Të tjerët janë në suport si unë apo shumë të tjerë. Janë si fëmijët tanë, do vazhdojmë ta bëjmë pa u ndalur.

Demokracia nuk erdhi në pushtet në 90. Ishin po komunistët në pushtet. Koha tregoi se në pushtet ka të pasur. Mjaftojmë të kujtojmë Berishën e 97. Rrahu opozitën, policia ka qenë e politizuar. Firmat piramidale, armët që u dorëzua fëmijëve. Vazhdoi me Ilir Metën. Ky sot në pushtet mbreti lakuriq u ka thënë sorra. Është lakuriq dhe nuk e kupton. Ky i braktisi protestuesit e vet. Kthehemi në këto 13 vite. Sundon me dorë të hekurt. Nuk është më autokrat, është diktator.

Këta në politik han nga lekët e baballarëve të vjedhur. Po na sundojnë bijtë e sovjetikëve. Bijtë e etërve. E turpshme. Jemi një shtet apo një Shqipëri e lëshuar rrugëve. Shumë vepra kanë dështuar. Qafë Plloca, tuneli i Llogarasë. Korrupsion i jashtëzakonshëm. 70% e strukturës shtetërore e korruptuar. Shqipëria ndodhet në udhëkryq e sheh gjithë bota, vetëm ky nuk e sheh. Ka vetëm një hall të madh, burgun.

Ka qenë megaloman dhe delirant. Një njeri i lig që ka bërë kaq zullume duhet me ia thënë. Ky është lidhje me Spiro Kolekën kriminel i L2B, ka dashur të ekzekutojë babain tim në shtëpinë e tij.  Ky e genetike këtë gjë. I rritur me përkëdhelje nga regjimi. E ka bërë botën shumë herët. Është kamufluar me sjelljen si artist. Në dejet e tij rrjedh gjak diktatori dhe po e shfaq.”- u shpreh Havari në News24.

mit’hat havari #edi rama në një “grusht” fsheh fbi-në

1 Komente

  1. M
    Me prokurë të posaçme

    S'ngeli njeri pa folur për Ramën, dmth kundër tij. E si mund të rrinte dhe ky polici kritizer, narcisto-arrivist?

    Lini një Përgjigje