
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pretendon se prej disa ditësh është objekt i një fushate të koordinuar sulmesh nga profile të rreme dhe patronazhistë. Sipas saj, këto profile i kërkojnë të heqë dorë nga mandati i deputetes.
Koçeku shprehet se sulmet kanë nisur pas vendimit të saj për t'u shkëputur nga Partia Socialiste dhe për të mbështetur protestën e qytetarëve.
Ajo pretendon se pas kësaj fushate qëndrojnë funksionarë të shtetit, të cilët, sipas saj, organizojnë dhe drejtojnë sulme denigruese në rrjetet sociale ndaj kritikëve të qeverisë.
Deputetja thotë se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin nën presion dhe se ka zgjedhur të mbetet e pavarur në përfaqësimin e saj në Kuvend. Në reagimin e saj, ajo ngre shqetësimin për përdorimin e profileve false në debatin publik dhe i cilëson ato si një mekanizëm presioni ndaj zërave kritikë.
"Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.
Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne - funksionarë të këtij shteti - për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.
Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.
Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë.
E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false.
Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online", shkruan ajo.
Qendro krenare, nuk je vetem! Kumbari po qet shkelmat e fundit!
Duhet ta kishe dorezuar se nuk ke votat e zgjedhesve,por fajin e kane ata qe te vendosen ne listen e sigurte.
O kastë e keqe dhe e paftyrë patronazhistësh anonimë ( dikur quheshin spiunë), nuk ju shqetëson një më pak, por guximi dhe dinjiteti i një vajze që nuk është si analfabetja Zeqine a ministri dru me pre Hul Usi. Ps. Dhe delet Brohoritën (H. Orwelli viti 84.)
Po per cfar dinjiteti flisni perse duhet mbajtur mend ka nje vit ne parlament qe vegjeton asnje fjal per bujqesine qe eshte fusha e saj. Rames dhe PS mir tu behet kur zgjedhin palaco te tille. Edhe po e la mandatin gje qe nuk ndodh se nuk ka aq dinjitet ta beje edhe tjeteri qe do vij me mut se kjo do jet.
Po per cfar dinjiteti flisni perse duhet mbajtur mend ka nje vit ne parlament qe vegjeton asnje fjal per bujqesine qe eshte fusha e saj. Rames dhe PS mir tu behet kur zgjedhin palaco te tille. Edhe po e la mandatin gje qe nuk ndodh se nuk ka aq dinjitet ta beje edhe tjeteri qe do vij me mut se kjo do jet.