TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2026, 15:27

Skandali: Miku i Rubio-s dhe shefja e kabinetit të Trump fituan 50 milionë $ nga lobimi i Maduro-s

Shkruar nga Joseph Addington
Skandali: Miku i Rubio-s dhe shefja e kabinetit të Trump fituan 50
Marco Rubio dhe Susie Wiles /

Një kontratë e fshehtë me Venezuelën ka hapur një proces gjyqësor që mund të ekspozojë lidhje të rrezikshme mes elitës politike amerikane dhe regjimit të Maduro-s. Miqësia e vjetër mes Marco Rubio-s dhe David Rivera-s po kthehet në një dramë që mund të tronditë themelet e pushtetit në Washington. Përfituese e lobimit të paregjistruar rezulton të jetë edhe shefja aktuale e kabinetit të Trump, Susie Wiles.

Marco Rubio është duke u përgatitur për të shkuar në gjykatë. Sekretari i Shtetit është thirrur të dëshmojë kundër një miku të ngushtë dhe bashkëpunëtori politik nga koha e tij si kongresmen në Florida, në një proces gjyqësor mbi akuzat për ndikim të huaj që pritet të përfshijnë disa nga figurat më të fuqishme në Washington.

I pandehuri, David Rivera, ka qenë mik i Rubio-s për më shumë se dy dekada.

Rubio dhe Rivera kanë bërë fushatë dhe kanë shërbyer së bashku në Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës, ku fituan nofkat “Batman dhe Robin.” Rivera luajti një rol të madh në nxitjen e Rubio-s për të nisur fushatën e tij të vështirë për Senatin dhe e mbështeti gjatë garës.

Miqësia e tyre shkonte përtej politikës: ata morën një kredi të përbashkët për një shtëpi, dhe Rivera ishte i pranishëm në spital për lindjen e katër fëmijëve të Rubio-s.

Por ndërsa Marco Rubio ka kaluar në skenën kombëtare e ndërkombëtare, David Rivera është ndjekur vazhdimisht nga akuza për korrupsion dhe marrëveshje të pista -akuza që tani po depërtojnë në Washington dhe po u hapin telashe disa prej njerëzve më me ndikim në vend.

Çështja për të cilën Rubio do të dëshmojë është e ngritur nga vetë administrata Trump. Rivera, i cili ka qenë objekt i hetimeve të shumta nga FBI për ryshfete dhe përfitime të paligjshme gjatë kohës së tij në politikën e Floridës, tani akuzohet se ka vepruar si agjent i paregjistruar i qeverisë venezueliane.

Në vitin 2022, Rivera u arrestua dhe u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë për shkelje të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), i cili kërkon që çdo amerikan “veprimtaria e të cilit mbikëqyret, drejtohet, kontrollohet, financohet ose subvencionohet” nga një qeveri e huaj të regjistrohet dhe të deklarojë aktivitetet e tij lobuese.

Problemi lidhet me një kontratë gjigante prej 50 milionë dollarësh që kompania e tij konsulente, Interamerican Consulting Inc., mori në vitin 2017 nga Citgo, filiali amerikan i kompanisë shtetërore venezueliane të naftës PDVSA.

Prokurorët pretendojnë se kontrata ishte mbulesë për një marrëveshje të fshehtë lobimi në shërbim të qeverisë së Maduro-s. Aktakuza thotë se Rivera përdori kontaktet e tij për të organizuar një takim mes një kongresmeni amerikan dhe zëvendëspresidentes së atëhershme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, “për të diskutuar një proces normalizimi të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Venezuelës”.

Ai gjithashtu tentoi pa sukses të ndërmjetësonte një marrëveshje mes qeverisë venezueliane dhe një kompanie amerikane të naftës. Madje, Rivera organizoi që kongresmeni Pete Sessions (R-TX), atëherë kryetar i Komitetit të Rregullave të Dhomës, të udhëtonte në Venezuelë dhe të takohej me Maduro-n në vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe, Rivera u takua edhe me Rubio-n, tashmë senator i Floridës, si dhe me këshilltaren e Trump-it, Kellyanne Conway. Kontrata për këto shërbime iu dërgua drejtpërdrejt drejtuesve të PDVSA-s në Venezuelë.

Rivera i ka mohuar akuzat dhe duket i vendosur të luftojë deri në fund. Ekipi i tij ligjor thirri Rubio-n në fund të vitit 2025 për të dëshmuar se ai në fakt po punonte për të minuar regjimin e Maduro-s, jo për ta mbështetur atë.

“Senatori Rubio dhe zoti Rivera ishin të fokusuar vetëm në mbështetjen e opozitës në Venezuelë, në sanksionet kundër qeverisë së Maduro-s dhe në largimin e tij si kreu i shtetit”- shkruan avokatët e Rivera-s në një letër të dhjetorit 2025.

Por Rubio nuk është i vetmi që Rivera duket i gatshëm të përfshijë në këtë betejë. Një nga kontaktet e tij ishte Raúl Gorrín, president i Globovisión. Sipas dokumenteve gjyqësore, Gorrín ndihmoi në sigurimin e kontratës së Citgo-s dhe shërbeu si lidhja e Rivera-s me qeverinë venezueliane.

Ai mori miliona dollarë në ryshfete nga Rivera për shërbimet e tij. Ndërkohë, Globovisión punësoi firmën lobuese Ballardson Partners për të zgjeruar biznesin në SHBA - një kompani e drejtuar pjesërisht nga Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trump-it.

Dokumentet tregojnë se Wiles dhe Gorrín komunikuan gjerësisht, me rreth 400 faqe materiale të përfshira në dosje. Avokatët e Rivera-s kanë kërkuar që Wiles të dëshmojë mbi aktivitetet lobuese të Ballardson Partners për Gorrín dhe interesat e tij biznesore.

Një dokument i siguruar nga gazeta Miami Herald tregon se lobistët e Ballard përgatitën një letër për Gorrín që t’ia dorëzonte Trump-it ditën e inaugurimit, me propozime për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA–Venezuelë në këmbim të një tranzicioni politik.

Edhe pse Wiles dhe firma e saj nuk akuzohen për shkelje, nënkuptimi është i qartë: Ballardson Partners nuk u regjistrua si agjent i huaj sipas FARA-s. Nëse Rivera shpallet fajtor, kjo mund të sjellë vëmendje shtesë mbi aktivitetet e të tjerëve në orbitën e Trump-it.

Deri tani, çështja ka kaluar pa shumë bujë kombëtare, por ekipi ligjor i Rivera-s (i cili përfshin David Markus, avokatin që mbrojti Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein) po përpiqet ta sjellë në qendër të vëmendjes. Strategjia duket se synon ta bëjë gjithnjë e më të sikletshme për administratën Trump ndjekjen e këtij procesi./Pamfleti nga “American Conservative”

maduro lobimi rubio wiles

2 Komente

  1. E
    Edviniq Rampidhis

    Hehehe ???? Hajdutet “BEHIND of the BEAUTIFUL OCEAN “ Hahaha…Dhe na shesin MORAL…hahaha?! Presidenti me “BEAUTIFUL LIAR-FOOL” i SHBA-se ne histori.

    1. O
      Opionisti

      Amund te hetohete dubious dhe te tjere

      Lini një Përgjigje