Bota19 Mars 2023, 15:31

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Varhelyi: Jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja palët për zbatimin e marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Varhelyi: Jemi të

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ranë dakord që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Varhelyi ka theksuar se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.

I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu është shprehur përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell në një deklaratë për mediat pas dialogut 12 orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE në Ohër.

marrëveshja kosovë-serbi