TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 10:34

Takimi me Putin, kush ishin liderët evropianë që u telefonuan nga Trump pas Samitit

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Putin, kush ishin liderët evropianë që u telefonuan nga

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan thirrjes telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas samitit të Alaskës, në një shkëmbim që “zgjati më shumë se një orë”, tha qeveria franceze në një deklaratë.

Në telefonatë morën pjesë: Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministria italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti polak Karol Nawrocki.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Ursula von der Leyen e Bashkimit Evropian gjithashtu iu bashkuan thirrjes.

Zelensky tha se foli me Trumpin kokë më kokë për “rreth një orë” pas takimit midis SHBA-së dhe Rusisë.

 

Lini një Përgjigje