TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2023, 19:47

Takimi me qenin e Mitsotakis, japrakë dhe hallvë, si u prit Erdogan në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me qenin e Mitsotakis, japrakë dhe hallvë, si u prit Erdogan

Takimi mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan këtë të enjte në Athinë ishte frytdhënës dhe duket se marrëdhëniet mes dy vendeve po rregullohen më në fund.

Kreu i shtetit turk u shfaq i buzëqeshur pas 6 vitesh në kryeqytetin grek ku u prit fillimisht nga presidentja dhe më pas nga kryeministri i vendit. Mitsotakis tha pas takimit 90 minutësh se vizita ishte një kapitulli i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

“Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe, të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe ato që nuk mund të zgjidhen, nuk duhet të çojnë në kriza. Ndjej një borxh historik për t’i afruar të dy vendet”, tha ai.

Edhe Erdogan u shfaq optimist në komentet e tij, duke folur për nevojën e zhvillimit të një “dialogu konstruktiv”.

“E them hapur. Nuk ka asnjë problem kaq të madh mes nesh që nuk mund të zgjidhet nëse ecim me mirëbesim dhe fokusohemi në pamjen e madhe. Vendet duhet të mbajnë kanale të hapura komunikimi”, tha Erdogan.

Erdogan u surprizua nga qeni i Pina, i cili është gjithmonë prezent në çdo takim të kryeministrit grek me liderët botërore. Ndërsa kreu i Turqisë i dhuroi Mitsotakis një libër për Gazën, një dhuratë simbolike duke pasur parasysh situatën që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre.

Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta.

erdogan mitsotakis

Lini një Përgjigje