
Të shtëna me armë zjarri në Nimes të Francës.
Policia po u bën thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Të shtënat ndodhën pranë Piscevin, një zonë e njohur për incidente të përsëritura dhune.
Sipas informacioneve nga midilibre.fr, të premten në mbrëmje u dëgjuan të shtëna në zonën e Sheshit Avogadro.
Nga videot që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se janë përdorur armë të rënda.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur 6 persona. Njëri prej tyre është shtruar në spital në gjendje kritike. Tre të dyshuar janë në arrati.
Sipas gazetës Le Midi Libre, është qëlluar me armë të rënda. Duke cituar gazetën lokale, zyra e prokurorit të Nimes tha se ka nisur një hetim dhe i është besuar shërbimeve hetimore të DCOS (Drejtorisë së Specializuar për Krimin e Organizuar) të Gard dhe Hérault.
Zona Pissevin e Nîmes shpesh përshkruhet si e ndjeshme dhe karakterizohet nga dhuna e përsëritur, e cila lidhet veçanërisht me tregtinë e drogës.
????????????ALERTE #Nimes
— INVASION FRANCE INFO (@InvasionEuro) June 27, 2025
7 personnes abattues dans la ville de Nîmes.
????Les suspects n'ont pas encore été arrêtés.
????Un peu partout en France, est prêt à imploser.
C'est le cas encore aujourd'hui, faites attention à vous.
La @PoliceNationale de Nîmes recommande, dans le secteur… pic.twitter.com/lDJNbPdHlY
Lini një Përgjigje