TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2026, 21:17

Telashe për Trumpin, Irani refuzon armëpushimin 48-orësh

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Trumpin, Irani refuzon armëpushimin 48-orësh

Irani u ka bërë të ditur ndërmjetësve se nuk është i gatshëm të zhvillojë takime me zyrtarët amerikanë në Islamabad në ditët në vijim...

Irani ka hedhur poshtë një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të përkohshëm 48-orësh, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars. Një burim i paidentifikuar i cituar nga Fars tha se propozimi amerikan u dorëzua të mërkurën përmes një vendi të tretë “miqësor” pa specifikuar emrin, por Teherani e ka refuzuar atë. Sipas burimit, përgjigja e Iranit nuk ishte me shkrim, por u shpreh “në terren” me vazhdimin e operacioneve.

Refuzimi vjen në një moment kur përpjekjet për ndërmjetësim po vazhdojnë, por pozicionet e palëve mbeten larg njëra-tjetrës. Wall Street Journal raporton se Irani u ka bërë të ditur ndërmjetësve se nuk është i gatshëm të zhvillojë takime me zyrtarët amerikanë në Islamabad në ditët në vijim. Më herët këtë javë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi qartë se Teherani nuk pranon një armëpushim të përkohshëm, por kërkon vetëm një fund të përhershëm dhe të plotë të luftës në të gjithë rajonin. Ai theksoi se çdo zgjidhje duhet të përfshijë garanci konkrete kundër sulmeve të reja dhe dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara.

Irani ka kundërpropozuar kushte të veta për çdo marrëveshje, duke përfshirë ndër të tjera: Fundin e agresionit nga ana e armikut; Garanci të forta për të parandaluar përsëritjen e luftës; Pagesën e dëmshpërblimeve të luftës; Njohjen e sovranitetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

Kjo pozicion i fortë i Teheranit vjen në mes të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, ku konfliktet me Izraelin dhe SHBA-në kanë shkaktuar goditje të ndërsjella dhe shqetësime për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit dhe ndikimin në tregjet globale të energjisë.

Derisa përpjekjet diplomatike vazhdojnë në kanale indirekte, përfshirë mundësinë e Pakistanit si ndërmjetës, sinjalet nga të dyja palët tregojnë se një armëpushim i shpejtë mbetet i vështirë pa plotësimin e kushteve thelbësore.

Situata është bërë edhe më e vështirë për administratën e Presidentit Donald Trump pas rrëzimit të një avioni luftarak amerikan (F-15E Strike Eagle) mbi territorin iranian sot. Irani pretendon se e ka rrëzuar avionin dhe ka lëshuar shpërblim për kapjen e pilotëve, ndërsa SHBA-ja ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për ekuipazhin. Fat i njërit prej anëtarëve të ekuipazhit mbetet i paqartë./Pamfleti

trump irani armëpushimi

Lini një Përgjigje