TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2026, 22:45

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj Iranit: Nëse gaboni, do paguani pasojat!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu paralajmëron përgjigje
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar me një kundërpërgjigje të fuqishme nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit, mes tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve dhe pas përshkallëzimeve të fundit ushtarake në rajon.

Në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion, Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të hezitonte të vepronte me forcë ekstreme.

“Nëse Irani bën gabimin e rëndë duke sulmuar Izraelin, ne do të përgjigjemi me një forcë që Irani nuk e ka parë kurrë”, tha ai.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë vetëm disa ditë pas takimeve që ai zhvilloi në Izrael me këshilltarët e lartë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Sipas Witkoff, gjatë bisedimeve të së shtunës u diskutuan “çështje më të gjera rajonale”, çka shihet si një referencë e mundshme ndaj tensioneve të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Këto zhvillime kanë nxitur spekulime se Uashingtoni dhe Tel Avivi mund të konsiderojnë sërish veprime ushtarake kundër Teheranit, pas përplasjes 12-ditore të ndodhur në qershor, kur Izraeli ndërmori bombardime vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Gjatë fjalimit të tij televiziv, Netanyahu iu referua edhe komenteve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për Iranin, të cilin ky i fundit e kishte kërcënuar më herët për shkak të shtypjes së protestave antiqeveritare.

“Presidenti Trump do të vendosë se çfarë vendos se çfarë vendos shteti i Izraelit”, tha Netanyahu, pa dhënë detaje të mëtejshme.

netanyahu irani

Lini një Përgjigje