
Kërkesa e Trumpit duket se ra në vesh të shurdhër...
Mesditën e sotme Presidenti Donald Trump lëshoi një thirrje drejtuar aleatëve, por jo vetëm, ku ju kërkonte të ndihmonin me sigurinë e anijeve çisternë që kalojnë në ngushticën e Hormuzit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Truth”, Trump tha se shpresonte që Britania e Madhe, Japonia, Franca, Korjea e Jugut dhe Kina të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se të gjitha vendet që preken ekonomikisht nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, duhet të bashkohen me SHBA-në për të lejuar kalimin e anijeve të naftës. Ai kërkoi prej tyre që të luajnë vetëm rol mbrojtës, ndërsa sa i takon shkatërrimit të anijeve dhe aftësive luftarake të Iranit, Trump tha se do ta merrte vetë përsipër deri në lirimin e plotë të ngushticës.
“Shumë vende, veçanërisht ato që preken nga përpjekja e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, do të dërgojnë Anije Luftarake, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt. Ne tashmë kemi shkatërruar 100% të aftësisë ushtarake të Iranit, por është e lehtë për ta të dërgojnë një ose dy dronë, të hedhin një minë ose të lëshojnë një raketë me rreze të afërt diku përgjatë ose brenda kësaj Rruge Ujore, pavarësisht se sa keq janë mundur. Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët, që preken nga ky kufizim artificial, do të dërgojnë Anije në zonë në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më një kërcënim nga një Komb që është prerë plotësisht. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë deri në bregdet dhe do të qëllojnë vazhdimisht anijet dhe varkat iraniane nga uji. Në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit, TË SIGURTË dhe TË LIRË! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi ai rreth orës 15:02.
Kërkesa e Trumpit duket se ra në vesh të shurdhër. Pas thirrjes së tij, pati vetëm një reagim nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, e cila nuk konfirmoi asgjë. Një zëdhënës britanik i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Britania po shqyrton një “gamë opsionesh”, pas thirrjes së Trumpit.
"Siç e kemi thënë edhe më parë, aktualisht po diskutojmë me aleatët dhe partnerët tanë një sërë opsionesh për të siguruar sigurinë e transportit detar në rajon", tha ai.
Ndërkohë, pjesa tjetër e aleatëve të SHBA-së, heshtën. Askush nuk konfirmoi, e as nuk mohoi asgjë. Kjo do ta bënte Trumpin të bënte sërish një thirrje të dytë, kësaj rradhe pa përmendur emra konkretë.
Duke shkruar sërish në “Truth Social”, Trump u kërkoi vendeve që kalojnë naftë nga ngushtica e Hormuzit, që të ndihmojnë ushtarakisht për të lehtësuar kalimin e anijeve çisternë. Trump shtoi se vendet do të kenë ndihmën e SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por vendet e botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim, dhe ne do të ndihmojmë - SHUMË! SHBA-të gjithashtu do të koordinohen me ato vende në mënyrë që gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë. Kjo duhet të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë - Do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump në orën 19:58.
Pas thirrjes së dytë të Trump, reagoi Franca. Ndryshe nga Britania, që u tregua më diplomatike, Franca tha qartë se nuk do të dërgojë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, duke i mbyllur derën planit të Trump. Ministria franceze e Mbrojtjes tha se qëllimi i Francës është vetëm mbrojtës.
“Ndaloni përhapjen e panikut: Franca i thotë 'jo' dërgimit të anijeve luftarake në Ngushticën e Hormuzit. Jo. Grupi i sulmit të transportuesve të avionëve (francezë) mbetet në Mesdheun Lindor. Misioni i Francës mbetet: Mbrojtës. Mbrojtës. Ndaloni përhapjen e panikut", thuhej në reagim e ministrisë franceze.
Kjo tregon se Europa është e gatshme që të marrë kostot financiare të luftës në Iran dhe nuk po pranon të përfshihet në një luftë, për të cilën nuk u pyetën nga SHBA-ja, duke e lënë këtë të fundit të vetme në shkretëtirën e Lindjes së Mesme./Pamfleti
Ky trimi ka rrjedhur e ben si arixhi cfare thote sot e mohon e flet ndryshe neser. I mori fytyren Amerikes faqeziu e futi ne sherr gjithë boten. Cudi që nuk i marrin drune e ta sikterisin nga Shtepia e Bardhe.
Ne horizont po duket qe Trampi i hapi vetes nje lufte qe do shendrohet si Ukraina per Ruset.
Babai im i ndjere, kur beja ndonje prapesi dhe e pesoja me thoshte, e dhjeve ha nje mut tani. Me falni per fjalorin brutal qe perdor, por Shqiptari ka filozofi origjinale e mund te quhet populli me filozof i botes qe e ka perdorur filozofine pa bere universitete por me oden e burrave te mencem.