TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Gusht 2023, 08:38

Tragjedi në Athinë para ndeshjes së Champions, 22-vjeçari vritet me thikë nga ultrasit e Dinamo Zagrebit

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Athinë para ndeshjes së Champions, 22-vjeçari

Një tifoz 22-vjeçar i ekipit të AEK u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës, gjatë një përplasje me ultrasit e Dinamo Zagrebit.

Lajmi u bë i ditur nga policia greke e cila informon se nga përleshjet mes dy tifozerive të zhvilluara 24 orë pas ndeshjes së parë kanë mbetur edhe tetë persona të plagosur.

I riu u dërgua me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mundi të mbijetonte ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për autorin e këtij krimi.

Sipas informacioneve për ngjarjet e dhunshme janë arrestuar 96 persona të cilë janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atikë, ku po hetohen.


Sot në mbrëmje pritet të luhet ndeshja e parë mes AEK dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League.

tragjedi në athinë vritet 22-vjeçari

Lini një Përgjigje