TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2023, 22:32

Tragjedia me mbytjen e 79 emigrantëve, qeveria greke shpall 3 ditë zie kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me mbytjen e 79 emigrantëve, qeveria greke shpall 3 ditë zie

Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë me 79 viktima nga përmbytja e varkës me emigrantë, mesditën e sotme.

Mediat greke raportuar se të paktën 79 emigrantë humbën jetën, ku në bord dyshohet të kenë qenë mbi 700.

“Kryeministri shpall tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme, e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri të shtunën, 17 qershor 2023, ora 21:00 për viktimat e ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e kryeministrisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë. Ndërkohë 104 emigrantë u shpëtuan, dhe për 4 prej tyre u raportua se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

greqi tragjedi emigrante

Lini një Përgjigje