TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2026, 08:34

Trump kërcënoi të godasë termocentralet, rritet çmimi i naftës. Teherani: Do të godasim kompanitë amerikane të teknologjisë

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënoi të godasë termocentralet, rritet çmimi
Trump kërcënoi të godasë termocentralet, rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa investitorët kanë frikë nga një luftë e zgjatur në Lindjen e Mesme që do të bllokonte kalimin e tankerëve nëpër Ngushticën e Hormuzit për javë të tëra.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan u shfaq veçanërisht agresiv, duke kërcënuar, ndër të tjera, se do ta godiste Iranin "shumë fort" në javët e ardhshme dhe do ta kthente vendin "në Epokën e Gurit, ku i përket".

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor të SHBA-së për dorëzimin në maj u rritën me më shumë se 11%, ose 11.42 dollarë, duke u vendosur në 111.54 dollarë për fuçi. Çmimi ndërkombëtar i referencës Brent u rrit me gati 8%, ose 7.87 dollarë, duke u vendosur në 109.03 dollarë.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së,ka publikuar një video në rrjetin e tij X ku tregon shkatërrimin e një ure të madhe në Iran.

Trump iu referua “urës më të madhe në Iran” si objektiv i një sulmi me bombë. Presidenti i dërgoi edhe një mesazh Teheranit, duke kërkuar që të shkojnë menjëherë drejt një marrëveshjeje “para se të jetë tepër vonë”.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se të paktën tetë persona humbën jetën dhe 95 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në urë.
Në reagimin e tij, Trump paralajmëroi për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës kritike iraniane, përfshirë ura dhe termocentrale, duke deklaruar se ushtria amerikane “as nuk ka filluar” përdorimin e plotë të kapaciteteve të saj ushtarake.

Pas kësaj, edhe televizioni iranian Press TV publikoi një citat nga zëdhënësi ushtarak Ebrahim Zolfaghari, i cili paralajmëron se nëse SHBA-të vazhdojnë të kërcënojnë me sulme ndaj termocentraleve iraniane, Teherani do të synojë kompanitë rajonale të infrastrukturës së energjisë dhe kompanitë e informacionit dhe telekomunikacionit me aksionarë amerikanë.

Zyrtarët ushtarakë iranianë kanë kërcënuar vazhdimisht se do të synojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë në Lindjen e Mesme.

trump kërcënoi të godasë termocentralet

Lini një Përgjigje