TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2025, 21:55

Trump kërkon pronësinë e tokave ku ndodhen bazat amerikane në Korenë së Jugut

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërkon pronësinë e tokave ku ndodhen bazat amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të dëshironte të merrte në pronësi tokën në Korenë e Jugut ku ndodhen bazat ushtarake amerikane, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen ekzistuese për përdorimin e këtyre territoreve.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë ushtarake. Ata do të thonin: ‘Por ne ju dhamë tokë,’ dhe unë thashë: ‘Jo, nuk na dhatë, na e keni dhënë me qira.’ Ka një ndryshim të madh mes dhënies dhe dhënies me qira,” u shpreh Trump gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung .

Sipas marrëveshjes Status of Forces Agreement (SOFA), tokat ku ndodhen bazat ushtarake amerikane i përkasin qeverisë së Koresë së Jugut dhe i janë vënë në dispozicion Forcave të Shteteve të Bashkuara në Kore (USFK) “pa pagesë”.

Trump shtoi se “ndoshta një nga gjërat që do të doja të bëja është t’i kërkoj Koresë së Jugut të na japë pronësinë e tokës ku kemi fortifikatat tona të mëdha.” Ai theksoi se SHBA ka shpenzuar shumë para për të ndërtuar këto struktura, edhe pse një pjesë e kostos është mbuluar nga Seuli, dhe se do të dëshironte “të hiqte dorë nga kontrata e qirasë për ta kthyer në pronësi amerikane”.

Presidenti nuk specifikoi se për cilën bazë bëhej fjalë, por shumë gjasa ka që ai të aludonte për Camp Humphreys, baza më e madhe amerikane jashtë SHBA-së, me një popullsi më të madhe se disa qytete amerikane. Zgjerimi i saj, i përfunduar së fundmi, kushtoi 10.8 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 90% u financuan nga qeveria koreano-jugore, sipas gjeneralit Vincent Brooks, ish-komandant i USFK.

USFK u zhvendos nga zona e Yongsan në qendër të Seulit drejt Pyeongtaek-ut në vitin 2022. Toka në Yongsan iu kthye Koresë së Jugut dhe një pjesë e saj tashmë është shndërruar në parqe publike.

Ky deklarim i Trump pritet të ngjallë debate, pasi prek një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ushtarake SHBA–Kore e Jugut, të cilat bazohen në partneritet dhe jo në pronësi territoriale.

Lini një Përgjigje