
Donald Trump mund të vizitojë Gazën, sipas raportimeve të fundit nga gazetarët e SkyNews Mark Stone dhe Alistair Bunkall, pas nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit, që mban firmën e ish-presidentit amerikan.
Lajmi u bë publik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit, ku Stone deklaroi se vizita e Trump-it në Gaza është “një skenar i mundshëm”, megjithëse jo i menjëhershëm.
“Nuk do të dojë të plurosë çizmet tani për tani… por çfarë momenti fotografik do të ishte!” – tha Stone me një nënkuptim të qartë se një skenë me Trump-in në Gaza, veçanërisht pranë pengjeve të liruar, do të ishte moment historik dhe propagandistik për të.
Sipas tij, Trump dhe ekipi i tij do të synojnë që një vizitë e tillë të realizohet në një moment të përllogaritur politikisht.
Ndërkohë, është konfirmuar se Trump do të udhëtojë drejt Egjiptit dhe Izraelit ditën e hënë, në një vizitë njëditore për të shënuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimin e pengjeve izraelite, sipas planit të ndërmjetësuar nga ai.
Lini një Përgjigje