
Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po konsideron vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.
“Është e mundur që të detyrohemi të vendosim sanksione dytësore kundër Rusisë”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak para nisjes për një vizitë në Skoci.
Gjatë një takimi më herët këtë muaj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të aplikojë tarifa 100% ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Rusinë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.
“Do të vendosim tarifa të dytësore nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh. Është shumë e thjeshtë”, tha Trump nga Zyra Ovale, duke shtuar se tarifa do të jenë 100%.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë, me SHBA-në që po rrit presionin për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit.
Lini një Përgjigje