TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2026, 17:41

U fut me armë në rezidencën e Trump, zbulohet identiteti i 21-vjeçarit! (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
U fut me armë në rezidencën e Trump, zbulohet identiteti i
Porta e rezidencës Mar-a-Lago

I riu i qëlluar për vdekje nga Shërbimi Sekret Amerikan në Mar-a-Lago është identifikuar si 21-vjeçari Austin Tucker  Martin nga Karolina e Veriut. Ai rezulton të jetë raportuar i zhdukur nga familja e tij disa ditë më parë. Gjithashtu sipas të dhënave të para, ai nur rezulton të ketë të shkuar kriminale.

Kujtojmë se Martini hyri me makinë në perimetrin e sigurt të Mar-a-Lago përpara se të qëllohej dhe të vritej herët të dielën në mëngjes. Ai ishte nga Karolina e Veriut dhe kishte një bidon benzine dhe një pushkë, sipas zëdhënësit të Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi.

Guglielmi tha se një kuti për armën u zbulua në automjetin e burrit pas incidentit, i cili ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Pasi hyri pranë portës veriore të pronës, Martin u përball me dy agjentë të Shërbimit Sekret dhe një zëvendëssherif të Qarkut Palm Beach, sipas Sherifit të Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, të cilët e qëlluan për vdekje pasi ai nuk iu bind urdhrave.

mar a lago sulmi 21-vjeçari

Lini një Përgjigje