TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 18:13

Moti i keq “pushton” Greqinë, shumë zona pa energji; shpallet gjendja e emergjencës

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq “pushton” Greqinë, shumë zona pa energji;

Disa orë pas reshjeve të shumta në Greqinë Perëndimore, banorët në zonat e prekura vazhdojnë të numërojnë dëmet.

Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungon ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa 4 prefektura dhe 6 bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence.

Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të paqëndrueshëm terrenin.

Në zonat malore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave. Edhe rruga bregdetare është shkatërruar rëndë dhe mbetet e papërshkueshme. Ekipe të posaçme të bashkisë, rajonit dhe Ministrisë së Krizave Klimatike kanë filluar inspektimet për të përllogaritur dëmet në infrastrukturë që llogariten në disa miliona euro.

Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e përshkruan situatën si dramatike, me 20 komunitete që përballen me mungesë uji, energjie dhe akses të kufizuar ndërsa ka urdhëruar qe shkollat të mbeten të mbyllura edhe nesër.

Probleme të rënda raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa në zonat malore kanë rënë reshjet e para të borës.

Megjithëse sinoptikanët parashikojnë një përmirësim gradual në orët në vijim, ata paralajmërojnë se nga e marta pritet një cikël i ri reshjesh që do të vështirësojë përditshmërinë e banorëve në pjesën perëndimore të vendit.

Lini një Përgjigje