TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2025, 19:53

Ukraina arrestoi dy spiunë hungarezë, Orban dëbon diplomatë të Kievit nga Budapesti

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina arrestoi dy spiunë hungarezë, Orban dëbon diplomatë

Qeveria e Orban njoftoi dëbimin e dy diplomatëve ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh, në hakmarrje për arrestimin e dy qytetarëve të saj, të dyshuar si spiunë, në Ukrainën perëndimore dhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti hungarez.

"Sot dëbuam dy spiunë që punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest", tha të premten ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një video të postuar në Facebook, duke denoncuar fushatat e shpifjes së Kievit kundër Budapestit.

Shërbimi i sigurisë ukrainase SBU njoftoi më herët sot se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hungarez për të marrë informacione mbi mbrojtjen e Ukrainës.

Në një deklaratë, SBU tha se kishte ndaluar dy agjentë të dyshuar, të cilët, sipas agjencisë ukrainase, operoheshin nga shërbimi i inteligjencës ushtarake hungareze.

 

Lini një Përgjigje