Bota12 Maj 2023, 16:06

Ukraina e “llastuar” tregohet “mosmirënjohëse” ndaj aleatëve: Faleminderit për raketat, por duam avionë F-16

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina e “llastuar” tregohet “mosmirënjohëse”

Mesa duket me sigurimin e raketave, Kievi duket se po “llastohet” tepër dhe po kërkon me ngulëm edhe avionët F-16, të cilët për SHBA-në janë një vijë e kuqe...

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak përshëndeti njoftimet se Ukraina do të furnizohej raketa të me rreze të gjatë veprimi, por sërish tregoi pakënaqësi me furnizimet që aleatët po i japin.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, ai tha se Ukraina ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër për avionë luftarak F-16.

"Faleminderit për raketat por ne kemi nevojë për avionë luftarakë, raketat nuk i zëvendësojnë avionët luftarakë. Ukraina duhet të pastrohet nga avionët rusë. Sa më shpejt ta bëjmë së bashku, aq më shpejt agresori do të mposhtet”, shkruan ai.

Kujtojmë se Kievi ka bërë thirrje prej kohësh për armë me rreze të gjatë veprimi dhe F-16 të prodhuar nga SHBA. Një nga kërkesat u plotësua pasi, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se MB i kishte dërguar raketat me rreze të gjatë "Storm Shadow" ushtrisë së Ukrainës. Por mesa duket me sigurimin e raketave, Kievi duket se po “llastohet” tepër dhe kërkon me ngulëm edhe avionët F-16, të cilët për Perëndimin janë një vijë e kuqe. Dërgimi i F-16 në Ukrainë, do të çonte Perëndimin në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. 

ukrainë raketa perëndimi