TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 07:37

Ultimatumi 48 orësh për Iranin, çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi 48 orësh për Iranin, çmimi i naftës arrin
Trump dhe Rubio

Çmimet e naftës ka arritur në 110 dollarë për fuçi pas kërcënimit të presidentit Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale.

Sipas raportimeve, çmimi i naftës Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit në Azi.

Ndërkohë, nafta e tregtuar në SHBA shënoi një rritje prej 0.3%, duke arritur në 111.80 dollarë.

Kjo rritje erdhi pasi Trump ushtroi më shumë presion mbi Teheranin duke kërcënuar se do të godiste urat dhe centralet energjetike të Iranit, nëse vendi nuk tërhiqej nga kërcënimi i tij kundër anijeve që përpiqen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për tregtinë globale të naftës.

Ndërkohë, tregjet kryesore aziatike të aksioneve shënuan rritje. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me 1.6%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut u rrit me 0.9%. 

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se Irani ka 48 orë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe “ferri do të bjerë mbi ta”. Paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardh vjen në ditën e 36-të të luftës mes SHBA-Izrael dhe Iranit.

Irani duket se i është përgjigjur kërcënimeve me fjalët: “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju. Iluzioni për të mposhtur Republikën Islamike të Iranit është kthyer në një moçal ku do të fundoseni.”

Pavarësisht se presidenti amerikan shpesh ka përsëritur se luftës po i vjen fundi dhe se objektivat kryesor të sulmit amerikano-izraelit janë arritur, disa e sotme shënon një tjetër përshkallëzim.

 

ultimatumi 48 orësh për iranin çmimi i naftës

Lini një Përgjigje