
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi gjykatën izraelite për lejimin e një proteste të krahut të majtë, kundër luftës në Iran.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Izraelit ka rritur numrin e njerëzve që lejohen të mblidhen për shërbime lutjesh në Murin Perëndimor në Jerusalem, pas peticioneve të paraqitura nga udhëheqësit fetarë.
Tubimet publike në natyrë janë të kufizuara në 50 persona nga Komanda e Frontit të Brendshëm për shkak të rrezikut të raketave nga Irani.
Një urdhër i përkohshëm u dha dje me anë të një leje të posaçme, duke lejuar deri në 600 persona të marrin pjesë në një protestë kundër luftës në mbrëmje në Tel Aviv.
Kjo shkaktoi kritika nga Benjamin Netanyahu, i cili tha se ishte e padrejtë që një demonstrim i krahut të majtë t’i hiqeshin kufizimet, ndërsa shërbesave të lutjes nuk u jepej e njëjta liri.
"Liria e protestës është e rëndësishme, por liria e lutjes nuk është më pak e rëndësishme. Gjatë kohës së luftës, i vetmi autoritet që përcakton masat e sigurisë është Komanda e Frontit të Brendshëm", tha Netanyahu.
Në një reagim, Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka thënë tani se numri i njerëzve të lejuar të mblidhen në Murin Perëndimor dhe në Malin e Tempullit është rritur nga 50 në 100.
Lini një Përgjigje