
Vdekjet e katër kandidatëve të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), të cilat ndodhën brenda disa javësh nga njëra-tjetra, përpara zgjedhjeve lokale në shtetin e Rhine-Ëestfalisë Veriore, të planifikuara për 14 shtator, janë veshur me mister, ndërsa teoritë konspirative kanë pushtuar Gjermaninë.
Ata që humbën jetën ishin Ralph Lange 67 vjeç, Stefan Berendes 59 vjeç, Ëolfgang Klinger 72 vjeç dhe Ëolfgang Seitz 59 vjeç, të gjithë kandidatë përkatësisht në zonat zgjedhore Blomberg, Bad Lippspringe, Schëerte dhe Rheinberg. Sipas radios publike gjermane ËDR, këto ishin vdekje "të papritura”, të cilat "e kapën opinionin publik në befasi" dhe krijuan tension duke pasur parasysh afërsinë e zgjedhjeve.
Në fakt, fletët e votimit të lëshuara në zonat e ndryshme zgjedhore kanë humbur vlefshmërinë pas vdekjes së kandidatëve dhe partia është e detyruar të identifikojë shpejt një kandidat të ri për secilin qark dhe t'u dorëzojë shpejt fletët e reja të votimit qytetarëve.
Në asnjë nga katër rastet nuk është komunikuar zyrtarisht shkaku i vdekjes, dhe AfD ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë në lidhje me vdekjet, të cilat po fillojnë të bëhen objekt spekulimesh dhe dyshimesh nga figura, aktivistë dhe kanale të mediave sociale pak a shumë të lidhura me botën e teorive të konspiracionit dhe të djathtën ekstreme gjermane.
Stefan Homburg, një ekonomist dhe ish-drejtor i Institutit të Financave Publike në Universitetin e Hanoverit, i njohur tashmë për disa teori mohuese rreth pandemisë Covid-19 (të cilat më vonë rezultuan të rreme), e quajti rastësinë në lidhje me vdekjet e kandidatëve "statistikisht pothuajse të pamundur".
“Qoftë efektet anësore të vaksinave, deindustrializimi, mashtrimi klimatik apo lufta, në këtë botë të re e të guximshme, analizat e hershme quhen teori konspiracioni”, shkroi Homburg në një postim tjetër në X, duke komentuar lajmin për katër vdekjet. Aktualisht, në Gjermani nuk po zhvillohen hetime që të sugjerojnë një lidhje midis rasteve.
Sipas anketës së fundit të gushtit 2025 të kryer nga Instituti Forsa për Kërkime Sociale dhe Analiza Statistikore, nëse zgjedhjet kombëtare do të mbaheshin sot, 26% e gjermanëve do të votonin për Alternativën për Gjermaninë.
Ky rezultat e vendos partinë e ekstremit të djathtë përpara bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili bie në vendin e dytë me 24% të votave të mbledhura në sondazh.
Lini një Përgjigje