TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2025, 15:06

Vdekja e Papa Françeskut, Italia shpall 5 ditë zie

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Papa Françeskut, Italia shpall 5 ditë zie

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë kombëtare zie për vdekjen e Papës Françeskut.

Këshilli i Ministrave mori vendimin në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme. Kjo vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 26 prill, ditën e funeralit të Papës.

Vatikani njoftoi më herët detajet për ceremoninë e varrimit të Papës, pas takimit të kardinalëve.

Funerali do të mbahet të shtunën, më 27 prill, në orën 10 të mëngjesit (ora italiane) dhe do të shënojë fillimin e një periudhe nëntë ditore zie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në hapësirë të hapur, para Bazilikës së Shën Pjetrit.

Në ceremoninë e varrimit do të kryesojë dekani i Kolegjit të Kardinalëve, kardinali Giovanni Battista Re. Në fund të shërbesës, kardinali Re do të mbajë lutjen e fundit - lutjen përfundimtare me të cilën Papa i ndjerë dorëzohet zyrtarisht para Zotit – dhe menjëherë pas kësaj, trupi do të transportohet për varrim në Santa Maria Maggiore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe zie, do të fillojë konklavi – procesi zyrtar i zgjedhjes së Papës të ri, që do të nisë në muajin maj.

Në të njëjtën kohë, Vatikani konfirmoi se trupi i Papës do të transferohet nesër në mëngjes, që nga ora 9, në Bazilikën e Shën Pjetrit për adhurim publik, i cili do të zgjasë deri të premten.

Lini një Përgjigje