TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2025, 13:20

"Vendosni tarifa ndaj Kinës"/ BE kundërshton kërkesën e Trump: Nuk është momenti i duhur 

Shkruar nga Pamfleti

"Vendosni tarifa ndaj Kinës"/ BE kundërshton

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj kërkesës së Donald Trump për të vendosur tarifa doganore ndaj Kinës, si një mënyrë, për të dobësuar ndikimin ekonomik mbi Rusinë. 

"Vlerësimi ynë është se paketat e njëpasnjëshme të sanksioneve që kemi paraqitur, të cilat përfshijnë nisma të reja dhe nisma të mëtejshme për të forcuar ato të mëparshmet, po funksionojnë. Nëse kjo ka kuptim, vlerësimi ynë është se këto sanksione po funksionojnë. Të dhënat ekonomike tregojnë se ato po kanë ndikim në ekonominë ruse dhe pikërisht këtë synojnë të bëjnë", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Olof Gill.

Sa i përket mundësisë së përdorimit të instrumentit kundër shmangies së taksave, ai tha se do të analizojnë situatën.

"Ne kemi disa mjete në dispozicion dhe analizojmë situatat në lojë dhe vendosim nëse është e përshtatshme, nëse është koha e duhur, t'i përdorim ato. Ky është një gjykim që bëhet në çdo rrethanë. Dhe nëse nuk është përdorur deri më tani, sigurisht që është për arsye të mira. Është aty, mund të përdoret kur e gjykojmë të përshtatshme", shtoi zëdhënësja e KE, Paula Pinho. 

bashkimi europian ursula von der leyen

Lini një Përgjigje