TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2025, 10:05

Sulmi izraelit në Doha, Katari mban samit emergjent 

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi izraelit në Doha, Katari mban samit emergjent 

Katari do të mbajë sot një samit emergjent të vendeve arabe dhe islame, një javë pas sulmit ajror izraelit që kishte si synim drejtuesit e Hamasit në Doha.

Pritet që samiti të dënojë ashpër veprimet izraelite, të cilat i përshkruan si “akte armiqësore, përfshirë gjenocidin, spastrimin etnik dhe urinë”, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë “perspektivat për paqe dhe bashkëjetesë”, raporton BBC.

Ndërkohë Izraeli i ka mohuar me forcë këto akuza.

Analistët vlerësojnë se vendimet praktike të samitit do të jenë të kufizuara, pasi një reagim ushtarak konsiderohet pothuajse i pamundur. Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare të shmangin “standardet e dyfishta” dhe të kërkojnë llogari nga Izraeli.

Në një deklaratë të dhënë të dielën, Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi Katarin si “një aleat shumë të rëndësishëm”, duke theksuar se “kur ndërmarrim sulme, duhet të jemi të kujdesshëm”. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili viziton Izraelin, tha se presidenti “nuk e pëlqeu mënyrën si ndodhi sulmi në Katar” dhe do të diskutojë situatën me udhëheqësit izraelitë.

Sulmi në Doha, më 9 shtator, u dënua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe shprehu solidaritet me Katarin. Izraeli mbrojti veprimin, duke theksuar se synimi ishte eliminimi i disa figurave që “nuk ishin të gatshëm për një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Katar ka pasur një rol qendror si ndërmjetës në negociatat jo të drejtpërdrejta midis Hamasit dhe Izraelit, duke strehuar byronë politike të Hamasit që prej vitit 2012 dhe duke shërbyer si një nga aleatët më të ngushtë të S

sulmi izraelit ne doha

Lini një Përgjigje