TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2023, 22:24

Vështirësohet gara e Trump brenda republikanëve, Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për President

Shkruar nga Pamfleti

Vështirësohet gara e Trump brenda republikanëve, Mike Pence

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, pavarësisht se pakë kohë më parë u folse ai ishte tërhequr nga kandidimi.

Sipas NBC News Pence, i cili shërbeu si zëvendëspresident gjatë mandatit të Donald Trump do shpallë zyrtarisht fushatën e tij më 7 qershor në një fjalim në Iowa.

Ish-zëvendëspresidenti, një mbrojtës i fortë i prioriteteve të konservatorëve tradicionalë për çështjet sociale dhe ekonomike, do t’i bashkohet garës në një kohë kur shefi i tij i dikurshëm, ish-presidenti Donald Trump, pretendon një shumicë të votës republikane në sondazhet kombëtare.

Gara për Trump sa vjen dhe bëhet më e vështirë, pasi tani brenda republikanëve janë 3 figura tepër të vlerësuara dhe që mund të mundin Trumpin në primaret e partisë për të garuar për President.  Megjithëse sondazhet e nxjerrin ish presidentin në avantazh, gjithçka mbetet për tu parë.  

trump republikanët pence

Lini një Përgjigje