
Kriminel gjithmonë kthehet në skenën e krimit, kështu e ka komentuar vizitën e Vladimir Putinit në Krimen e aneksuar, këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
“Vrasësi i mijëra familjeve në Mariupol kishte shkuar për të "admiruar rrënojat e qytetit dhe varret. Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit”, tha ai.
The criminal always returns to the crime scene. As the civilized world announces the arrest of the "war director" (VV Putin) in case of crossing its borders, the murderer of thousands of Mariupol families came to admire the ruins of the city & graves. Cynicism & lack of remorse.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 19, 2023
Pas udhëtimit të tij në Krime, Putin u takua me liderët ushtarakë rusë dhe trupat në një post komandë në Rostov-on-Don. Udhëtimi erdhi përpara një vizite të planifikuar në Moskë nga presidenti kinez Xi Jinping këtë javë që vjen dhe që pritet të japë një shtysë të madhe diplomatike për Putinin në konfrontimin e tij me Perëndimin.