
Mali i Zi mban sot zgjedhjet për presidentin. Deri në orën 15:00, ka pasur një pjesëmarrje të lartë.
Sipas “Vijestit”. Në veri kanë votuar 46 për qind e qytetarëve, në qendër - 49,2 për qind dhe në Jug - 37,4 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 në të njëjtën periudhë votuan 48,2 për qind e votuesve, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 deri në orën 15:00 votuan 41,9 për qind e votuesve.
Presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, është duke garuar kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb. Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë.
Analistët besojnë se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill. Gjukanoviç, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit.
Ai ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991. Fitorja në këto zgjedhje, do t’ia siguronte atij mandatin e tretë si president.