Detaje të reja kanë dalë lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk. Pas arrestimit të tij është publikuar emri dhe mosha e tij.
Autori i dyshuar mësohet të jetë identifikuar si 22-vjeçari, Tyler Robinson. Gjithashtu thuhet se 22 vjeçari është me origjinë nga Utah. Vlen të theksohet se për arrestimin e autorit të dyshuar, ndihmoi edhe vetë familja e tij, e cila pa foto e publikuara nga FBI.
Trump thotë se babai i 22-vjeçarit arrit të bindte të birin që të dorëzoheje te autoritetet të cilat më pas e arrestuan.
“Në thelb, dikush që ishte shumë i afërt me të e dorëzoi atë. Babai e bindi të birin. Domethënë babai i tij, u përfshi dhe tha duhet të hyjmë brenda. Ata shkuan me makinë në selinë e policisë dhe ai është atje tani", tha më herët Trump.
Ndërkohë që po pritet të nisë nga momenti në moment konferenca për shtyp e FBI-së e cila do të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen.
Lini një Përgjigje