TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2025, 14:39

Vrasja e aleatit, reagon Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e aleatit, reagon Trump: Autori është arrestuar, shpresoj
Donald Trump dhe Charlie Kirk

Presidenti i SHBA-ve, e ka shprehur hapur dëshirën e tij se shpreson që vrasësi i Kirk të marrë dënim me vdekje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk është arrestuar. Ai u shpreh se ishte një person pranë autorit që e dorëzoi atë.

Trump u shpreh se autoritetet lokale bënë një punë të mrekullueshme së bashku për të kapur autorin. Presidenti i SHBA-ve, e ka shprehur hapur dëshirën e tij se shpreson që vrasësi i Kirk të marrë dënim me vdekje.

Trump tha se dikush "shumë afër tij e dorëzoi atë" dhe se lajmi do të shpallet më vonë të premten.

“Kirk ishte një nga njerëzit më të mirë, nuk e meritonte këtë”, tha ai për “Fox News”.

Ndër të tjera, Trump u shpreh se Kirk-un e kishte si djalë.

Autoritetet amerikane të sigurisë kishin nisur një kërkim për burrin që vrau Charlie Kirk të mërkurën pasdite, duke lëshuar gjithashtu një apel të ri për këdo që ka informacion që të paraqitet për ta dhënë atë.

Menjëherë pas katër fotove të reja në të cilat u kap vrasësi i Kirk , autoritetet publikuan gjithashtu një video të kamerës së sigurisë që kapi momentin kur vrasësi i kërkuar iku disa sekonda pasi qëlloi me armën që kishte. Në video, siç shpjegoi kreu i

Shërbimit të Sigurisë Publike të Utah-ut , Beau Mason, burri shihet duke vrapuar drejt çatisë së ndërtesës nga e cila hapi zjarr, duke kërcyer nga një lartësi relativisht e madhe, duke kaluar një rrugë dhe duke përfunduar në një zonë të pyllëzuar ku u gjet edhe arma që përdori.

Kush ishte Charlie Kirk?

Charlie Kirk, një nga aktivistët konservatorë të profilit të lartë dhe figurë mediatike e besuar e presidentit Donald Trump, është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri në një kolegj në Utah.

Kirk ishte i njohur për debatet e tij në kampuse universitare në mbarë vendin, ku shpesh u vinte përballë studentëve tema të nxehta si identiteti transgjinor, ndryshimet klimatike, besimi dhe vlerat familjare.

Në vitin 2012, vetëm 18 vjeç, ai bashkëthemeloi organizatën studentore Turning Point USA (TPUSA), e cila synonte të përhapte idealet konservatore në universitetet amerikane, të perceptuara kryesisht si liberale. Sot, TPUSA ka degë në më shumë se 850 kolegje dhe universitete.

I lindur në një familje të pasur në Prospect Heights, në periferi të Chicago, Kirk ishte djali i një arkitekti.

Ai vendosi t’i përkushtohej tërësisht ndaj aktivizmit politik. Pasi aplikoi pa sukses në akademinë elitare ushtarake Ëest Point, shpesh bënte humor me faktin që nuk kishte një diplomë universitare, ndërsa debatonte për tema të thella si postmodernizmi.

Pas rizgjedhjes së Barack Obama-s në vitin 2012, roli i Kirk në TPUSA mori hov. Ai udhëtoi në gjithë Amerikën duke folur në evente republikane, veçanërisht të preferuara nga lëvizja ultra-konservatore Tea Party.

Një orator i zjarrtë, ai foli edhe në Oxford Union këtë vit dhe në vitin 2020 botoi librin më të shitur The Maga Doctrine. TPUSA luajti një rol vendimtar në mobilizimin e votuesve për Trump dhe republikanët në zgjedhjet e fundit, si një faktor kyç në regjistrimin e dhjetëra mijëra votuesve të rinj dhe në kthimin e Arizonës në favor të Trump.

Kirk mori pjesë në inaugurimin e Trump në Ëashington në janar dhe ishte një vizitor i rregullt i Shtëpisë së Bardhë gjatë të dy mandateve presidenciale. Vetë presidenti e vlerësonte për aftësinë dhe lidhjet e tij me bazën e lëvizjes Make America Great Again.

Ai foli në disa konventa republikane, ndërsa vitin e kaluar Trump e shpërbleu duke mbajtur një fjalim madhor në një konferencë të Turning Point në Arizona. Më herët këtë vit, Kirk udhëtoi me Donald Trump Jr në Groenlandë, teksa Trump ngrinte idenë se SHBA duhet ta zotërojë Arktikun.

Në politikën e tij, Kirk vendoste gjithmonë në qendër besimin e tij të krishterë dhe familjen, ishte i martuar me një ish-Miss, me të cilën ka dy fëmijë. Për shumëkënd, shihej si e ardhmja e aktivizmit konservator, por edhe si një figurë polarizuese.

vrasja e charlie kirk doanld trump

Lini një Përgjigje