TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2026, 12:09

Vrasja e Ali Khamenei, loja e dyfishtë e princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin e SHBA kundër Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Rivaliteti mes Arabisë Saudite, sunite, dhe Iranit, shiit, është antik, ka shkaktuar luftëra dhe shpesh ka çuar në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Vrasja e Ali Khamenei, loja e dyfishtë e princit saudit Mohammed bin Salman
Vrasja e Ali Khamenei, loja e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman

Vendimtar për vendimin e Trump për të sulmuar Iranin ka qenë ndikimi i princit saudit Mohammed bin Salman, raporton Washington Post.

Princi trashëgimtar, i njohur shkurtimisht si MBS dhe lideri de facto i Arabisë Saudite, kishte zhvilluar disa telefonata private me presidentin amerikan gjatë muajit të fundit, duke shprehur mbështetje për një sulm, ndërkohë që publikisht thoshte se preferonte një zgjidhje diplomatike me Iranin. Në ditët e fundit, MBS kishte deklaruar pas një bisede me presidentin iranian Masoud Pezeshkian se nuk do lejonte përdorimin e territorit saudit për të sulmuar Iranin.

Por, pas skenës, ai i shpjegonte Trump dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë se një Iran i pambrojtur mund të bëhej më i fortë dhe më i rrezikshëm nëse Shtetet e Bashkuara nuk do vepronin tani, duke pasur parasysh praninë më të madhe ushtarake në rajon që nga pushtimi i Irakut në 2003-shin.

Edhe vëllai i MBS, ministri i Mbrojtjes Khalid bin Salman, në janar kishte zhvilluar takime të mbyllura me zyrtarë të administratës Trump në Uashington, duke dhënë të njëjtin paralajmërim: Mosveprimi kundër Republikës Islamike mund të sillte pasoja negative.

Kjo lojë e dyfishtë e MBS, që publikisht duket se mbështet diplomacinë, pasqyrojnë përpjekjen për të shmangur hakmarrjen ndaj Arabisë Saudite dhe infrastrukturës së saj të naftës nga Irani. Megjithatë, shumë analistë besonin se Riadi do preferonte stabilitetin e një Irani të dobësuar sesa pasigurinë e një regjimi të paqëndrueshëm.

Rivaliteti mes Arabisë Saudite, sunite, dhe Iranit, shiit, është antik, ka shkaktuar luftëra dhe shpesh ka çuar në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pas sulmit të përbashkët izraelo-amerikan ndaj Iranit të natës së së premtes, Arabia Saudite u bë një nga objektivat e hakmarrjes së Republikës Islamike, dhe qeveria e Riadit publikoi një deklaratë të fortë duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë “të gjitha masat e nevojshme” ndaj Teheranit.

Ndërkohë CIA e gjeti, Izraeli e vrau. Kështu përfundoi, në mes të ditës, karriera e gjatë e Ali Khameneit, simbol dhe Udhëheqës i Republikës Islamike. Dhe për herë të tretë, udhëheqësit e boshtit shiit u kapën të papërgatitur nga armiku në një situatë emergjente.

Mediat amerikane, New York Times dhe Wall Street Journal, kanë rikonstruktuar disa faza të operacionit që përfundoi me “dekapitimin” e ri të regjimit iranian. Një mision i kryer nga dy agjenci inteligjence të mësuara të bashkëpunojnë në një fushë ku aleancat vlejnë vetëm deri diku.

Amerikanët e ndoqën udhëheqësin për muaj me radhë, një figurë që kishte kufizuar maksimalisht shfaqjet e tij për arsye shëndetësore dhe sigurie. Ai ishte gjithmonë në krye të listës “të kuqe” të përgatitur nga Donald Trump dhe Bibi Netanyahu. Në Teheran thoshin gjithmonë se ishte i mbrojtur, në një strehë të sigurt, e pajisur me kontroll të imtësishëm për të shmangur çdo rrezik. Por mburoja u shpua.

SHBA-të mblodhën informacione për një mbledhje të drejtuesve të lartë brenda Beit E Rahbari, kompleksit në kryeqytet që është një nyje strategjike. Nuk duhej ta kërkonin nëpër male apo në apartamente anonime. Pasi morën konfirmimin e pranisë së tij, e kaluan informacionin tek IDF-ja, një shkëmbim i kundërt nga ai i janarit 2020, kur izraelitët kishin ndjekur lëvizjet e fundit të Qasem Soleimanit, kreut të Divizionit Qods të Gardës Revolucionare. Një ndjekje që lejoi më pas një dron amerikan ta eliminojë pranë aeroportit të Bagdadit, Irak.

Një vrasje e qëllimshme gjithmonë e urdhëruar nga Trump.

 

 

vrasja e ali khamenei loja e dyfishta të princit saudit mohammed bin salman

Lini një Përgjigje