TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2025, 22:40

Vrasja e dy oficerëve të Gardës Kombëtare në SHBA, momenti kur neutralizohet autori! (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dy oficerëve të Gardës Kombëtare në SHBA,

Dy oficerë të  Gardës Kombëtare kanë vdekur pasi u qëlluan me armë zjarri në Uashington, DC nga një person i cili dyshohet se ishte me të shkuar kriminale.

Ndërkohë që në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti kur autoritetet neutralizojnë autorin e ngjarjes dhe u japin ndihmën e parë oficerëve të Gardës Kombëtare.

Vrasja e dy oficerëve të Gardës Kombëtare në SHBA,
Autori i dyshuar

Pas ngjarjes Presidenti Donald Trump ka kërkuar që 500 trupa të tjera të Gardës Kombëtare të vendosen në Uashington, DC, pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare.

I dyshuari, i cili është plagosur rëndë, për të shtënat me armë zjarri ndaj dy Gardës Kombëtare është tani në paraburgim.

Lini një Përgjigje