Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër pas vrasjes së komandantit të forcës paraushtarake Basij, Gholamreza Soleimani, duke sinjalizuar se përgjigjja e Teheranit do të jetë e vazhdueshme.
Në një deklaratë zyrtare, IRGC theksoi se “nuk do të heqë dorë kurrë nga etja për hakmarrje” për liderët dhe anëtarët e vrarë, duke i cilësuar ata si “martirë” të kauzës.
“Paralajmërojmë vrasësit dhe terroristët përgjegjës për këtë krim se forcat tona nuk do të ndalen kurrë në ndjekjen e gjakut të komandantëve dhe luftëtarëve të rënë”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet iraniane theksuan se vrasja e Soleimanit dhe e figurave të tjera nuk do të dobësojë strukturat e tyre, por përkundrazi do të rrisë vendosmërinë e forcave dhe të shoqërisë.
Sipas IRGC, këto zhvillime do të “dyfishojnë vullnetin e kombit iranian” dhe të forcave Basij për të vazhduar rrugën e rezistencës, në një moment kur tensionet me Izraelin dhe aleatët e tij mbeten në nivele të larta.
Deklarata sinjalizon një linjë të ashpër nga Teherani, duke lënë të kuptohet se cikli i përplasjeve mund të vazhdojë dhe të përshkallëzohet në ditët në vijim.
HAKMARRJE or pamfletoreja e telefonit te prishur. Hahaha..."....etja per gjak"Hahaha.... I Z R A E L ka shume vjet qe e "krue" me vendet rreth e rrotull teje. I vrave palestizet i u'a more shtepite e tokat dhe te gjitha pasurite,i shkretove me gjenocid.... Ato bomba atomike qe,cuditerisht t'i lejuan ,do te te shperthejne TY.