Bota29 Shtator 2023, 16:35

Zhvillime të forta nga Moska/ Testohet raketa moderne me precizion të lartë, Putin afron pas vetes ish-kreun e Wagner

Shkruar nga Pamfleti

Zhvillime të forta nga Moska/ Testohet raketa moderne me precizion të

Rusia vijon të dërgojë mesazhe kërcënuese ndaj Perëndimit. Sot ka pasur dy zhvillime interesante në Moskë, të cilat po ndiqen me vëmendje nga NATO dhe SHBA.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Dmitry Medvedev, raportoi se ishte i pranishëm në testimin e një rakete të re moderne me precizion të lartë. Ai tha se kjo raketë ishte për përdorim në operacione speciale.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass. “Ne ishim të pranishëm në provën e lëshimit të një rakete të re moderne me precizion të lartë. Testet do të vazhdojnë”, tha Medvedev. “Karakteristikat janë përmirësuar ndjeshëm, gjë që ndikon si në rrezen e fluturimit ashtu edhe në saktësinë e goditjes së objektivit. Është forcuar edhe koka e luftës”, shtoi ai.

Por teksa Rusia po teston raketa të reja, duket se Putin po tenton të mbajë në këmbë organizatën Wagner.

Andrei Troshev, ish-komandanti i grupit Wagner i njohur si "Sedoi" ("flokë gri"), është fotografuar në një takim me Vladimir Putinin. Presidenti rus i ka kërkuar Andrei Troshev, ish krahut të djathtë të të ndjerit Prigozhin, të formojë një trupë vullnetarësh për t'i dërguar për të luftuar në Ukrainë. Këtë e ka shkruar Kremlini në një deklaratë. "Në takimin e fundit Putin- Troshev u përmend fakti se ky i fundit do të përfshihet në formimin e njësive vullnetare të afta për të kryer operacione ushtarake të llojeve të ndryshme, padyshim veçanërisht në zonën e "operacionit special ushtarak”, siç vazhdon ta quajë Kremlini ofensivën ukrainase;’, u tha në deklaratë.

Zëdhënësi i Kremlinit më pas specifikoi se Troshev, ish-komandanti i grupit Wagner punon tashmë në Ministrinë e Mbrojtjes ".