Bota 6 Prill 2023, 20:15

Zyrtari bjellorus: Nuk ka gjasa që Moska të shkojë te armët bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtari bjellorus: Nuk ka gjasa që Moska të shkojë te armët

Bjellorusia është më e tërhequr sesa Rusia kur vjen puna te armët bërthamore.

“Tensionet nuk ka gjasa të përshkallëzohen deri aq sa Rusia të përdorë armët bërthamore që planifikon të vendosë në Bjellorusi”, kështu deklaroi  zyrtari më i lartë në Këshillin e Sigurimit të Bjellorusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BelTa.

 “Numri i tyre nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si do të përdoren dhe nëse do të përdoren siç duhet,” tha Alexander Volfovich, i cili shërben si sekretar i Këshillit të Sigurimit. “Për sa i përket nëse do të duhet të përdoren apo jo nuk mendoj se gjërat do të shkojnë aq larg sa do të duhet të përdoren”, shtoi ai.

Volfovich po fliste në Moskë, ku presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë udhëtuan këtë javë për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Municionet taktike ose strategjike bërthamore janë projektuar kryesisht si një parandalues, i projektuar për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë,” tha Volfovich, sipas BelTa.

bjellorusia arme berthamore