TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 10:04

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protesta e 15-të, mijëra
Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot në protestën e ditës së 15-të, duke vijuar kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit do të grumbullohen nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”. Më pas, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku aktivistë dhe qytetarë do të mbajnë fjalime dhe do të shprehin qëndrimet e tyre për situatën politike dhe problematikat që, sipas tyre, prekin vendin.

Protesta vjen pas mobilizimit të një dite më parë, kur qytetarët zhvilluan marshimin e 14-të radhazi. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

Mes parullave dhe sloganeve të artikuluara nga protestuesit ishin kërkesat për ndryshim politik, kritikat ndaj figurave kryesore të politikës dhe thirrjet për një angazhim më të madh qytetar në jetën publike.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

 

Lini një Përgjigje