Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Innsbruckut, Johannes Anzengruber, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve mes Tirolit dhe Shqipërisë.
Sipas ambasadorit Velaj, bisedimet u përqendruan në disa projekte konkrete, mes tyre krijimi i një linje fluturimi charter nga Innsbruck në Tiranë dh, në një fazë të mëvonshme, edhe drejt Vlorës. Gjithashtu, palët diskutuan mundësinë e organizimit të një programi trajnimi nga Shkolla e Turizmit e Tirolit për Shqipërinë e Veriut, me synim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve në sektorin e turizmit.
Një tjetër çështje e trajtuar ishte vendosja e një pllake përkujtimore në godinën ku ka banuar Tahsin Jonuzi gjatë studimeve të tij në Universitetin e Innsbruckut. Jonuzi studioi në këtë universitet nga viti 1932 deri në vitin 1937 dhe u nderua me Medalje Ari për rezultatet e tij akademike.
"Sot pata kënaqësinë të vizitoj Kryetarin e Bashkisë së Innsbruckut, Z. Johannes Anzengruber.
Me Kryetarin, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Aeroportit të Innsbruckut, bisedova për disa mundësi për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Tirolit dhe Shqipërisë:
* krijimin e një fluturimi charter nga Innsbruck në Tiranë dhe, në një fazë të mëvonshme, edhe në Vlorë;
* organizimin e një programi trajnimi nga Shkolla e Turizmit e Tirolit për Shqipërinë e Veriut;
* vendosjen e një pllake përkujtimore në godinën ku ka banuar Tahsin Jonuzi.
Ai studioi në Universiteti i Innsbruckut nga viti 1932 deri në vitin 1937 dhe u nderua me Medalje Ari. Pas kthimit në Shqipëri, iu përkushtua me përkushtim punës së tij profesionale dhe zhvillimit të vendit. Me ardhjen e pushtimit gjerman, ai refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit. Për këtë arsye u deportua në kampin e përqendrimit KZ Mauthausen, nga ku nuk u kthye më.
Tahsin Jonuzi është babai i piktorit Nestor Jonuzi", shkruan Velaj.


Lini një Përgjigje