Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Në zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare, Shqipëria vijon me debatet për reformën zgjedhore, ku Sali Berisha është takuar me ekspertët e Komisionit të Venecias, ndërsa mbetet ende e paqartë marrëveshja mes palëve për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Paralelisht, kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do të ndjekin rrugën gjyqësore, duke kërkuar dëmshpërblim për mënyrën e llogaritjes së çmimit të karburanteve që, sipas tyre, u sjell humbje të mëdha.
Në planin ndërkombëtar, tensionet në Evropë janë rritur pas incidentit në Rumani, ku një dron rus ra në territorin e BE-së duke shkaktuar të plagosur dhe alarm në NATO.
Ndërkohë, raportimet për një marrëveshje SHBA–Iran për armëpushim 60-ditor mbeten të paqarta, mes deklaratave kontradiktore të palëve.
Në Itali, zbulohet përmasat e pasurisë së mafias së Denaros, ndërsa qeveria Meloni e quan operacionin një goditje të fortë ndaj krimit.
BE ndërkohë ka gjobitur platformën Temu me 200 milionë euro për shkelje të sigurisë së produkteve.
Në SHBA, një test i raketës “Blue Origin” dështoi pas një shpërthimi në platformë, ndërsa FIFA po përballet me hetime për shitjen e biletave të Botërorit 2026, që mund të njollosin organizimin para startit të turneut.
Lini një Përgjigje