TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2026, 10:13

Ndahet nga jeta ish kryetari i bashkisë së Vlorës Neki Dredha, babai i Ermal Dredhës

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta ish kryetari i bashkisë së Vlorës Neki Dredha,
Neki Dredha

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka humbur babain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Dredha lajmëron se i ati do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, tek varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thellë ju lajmërojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Doktor Neki Dredha. Ceremonia mortore do të bëhet sot, më datë 29 Maj, ora 16.00 në varrezat, Sharrë.

Nisja bëhet nga Alba 2000, ish-Ambasada Jugosllave, Rruga e Durrësit, Tiranë. Nga familja!” ka shkruar ish-kryebashkiaku në statusin e tij.

Kush ishte Doktor Neki Dredha?

Ai qe mjek me profesion e njëkohësisht ish-Kryetar i Bashkisë Vlorë. Doktor Neki Dredha mbajti që prej 2013-ës titullin "Qytetar Nderi i Vlorës" . Po ashtu gjatë karrierës së tij shkroi edhe disa libra publicistikë dhe poetikë, siç është poema narrative "Labëria Magjike".

Ka shërbyer për vite me radhë si mjek në qytetin e Vlorës, duke qenë një nga figurat e njohura të shëndetësisë atje. Ai është gjithashtu autor i shkrimeve memorialistike kushtuar mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.

neki dredha ndahet nga jeta ish kryetari i bashkisë së vlorës

1 Komente

  1. Q
    Qazim Lici

    Ngushllime families.

    Lini një Përgjigje