TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 13:29

Ben Blushi për Zvërnecin: Shumë i vogël për të ndarë Europën dhe Trumpin, si në kohën e Pompeut dhe Cezarit

Shkruar nga Pamfleti
Ben Blushi për Zvërnecin: Shumë i vogël për të
Ben Blushi

Ben Blushi, përmes një krahasimi historik ironizoi faktin se një territor i vogël si Zvërneci është bërë pjesë e një debati me jehonë ndërkombëtare.

Shkrimtari dhe analisti Ben Blushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatet që kanë shoqëruar së fundmi çështjen e investimeve në zonën e Zvërnecit.

Në mesazhin e tij, Blushi vlerëson bukurinë natyrore të Zvërnecit, por thekson se territori i vogël bregdetar është shndërruar në një pikë përplasjeje me jehonë ndërkombëtare.

“Zvërneci është shumë i bukur, por shumë i vogël që aty të zihet Europa me Trumpin”, shkruan ai.

Më tej, Blushi sjell një krahasim historik, duke kujtuar përplasjen mes Pompeut dhe Jul Cezarit në Durrës, një nga episodet më të rëndësishme të historisë romake që u zhvillua në territorin e sotëm shqiptar.

“Sikur ndodhi me Pompein dhe Cezarin në Durrës para 2074 vitesh”, shton ai.

Autoritetet shqiptare kanë argumentuar se investimet strategjike mund të sjellin zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe rritje të turizmit elitar, ndërsa kritikët kanë kërkuar më shumë transparencë dhe garanci për mbrojtjen e ekosistemit të zonës.

Në këtë klimë debatesh, çështja e Zvërnecit ka kaluar kufijtë e një diskutimi lokal, duke u përfshirë edhe në debatet më të gjera mbi investimet e huaja, interesat gjeopolitike dhe raportet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Pikërisht në këtë kontekst vjen edhe reagimi i shkrimtarit dhe analistit Ben Blushi, i cili përmes një krahasimi historik ironizoi faktin se një territor i vogël si Zvërneci është bërë pjesë e një debati me jehonë ndërkombëtare.

 

ceshtja e zvernecit

3 Komente

    1. Z
      Zeneli veterani partizan

      Blushi ishte titullar opozitar ne PS…kandidat dhe per postin e Ranes nje dit….por pa prtur me nje kthes 360 grad na katapultiher ne drejtus tv…me rog shum te lart se ajo deputeti…dhe HARON profesionin DEPUTE dhe rikthhehet dhe ne shkrimtar.A tashi mendjedhens,ky nje njrei pa karakter qe per mani do shiste dhe vet ZOT…keta tipa dikur burat me musqe i quanin tradhetar,e per tu dalluar nga tjere u prisnin dhe njrein vesh..por sot ky NA HIQET YLL POLAR DHE SIKUR NDRICON MENDJET E SHQIPTARE.MENDONI SE ku kemi mbrit…keta tipa Si Ben Blushi Grda Duma Kreshnik Spahiu…jane kameleon te rezikshem se per mani mani…jo idealin po qe po .Por do shitshin dhe vet ATDHEUN DHE AKOMA VET ZOTIN PER MANI MANI MANI…MENDOJNE SE POPULLI ESHTE BUDALLA DHE PRET MEND NGA KETA KAMELEON…NDEROJ E NGJYR DHE IDEAL..SIPAS MANIT QE U BIE NE DORE…jo SHIKU BENI NE ZOTRIT JU CJERIM PASKEN QE MBANI NE FYTYRE ,PER TE PARE POPULLI FYTYREN TUAJ TE VERTET❌❌❌❌❌❌

      1. P
        Propaganda

        ???? opozita e kontrollolluar! Ku shkoi Libra ? Ky i vetëshpallur Tsipras Shqiptar ????. Nga revolucioni te relativizimi dhe minimizimi i problemit. Qe ne fakt është ne thelb nje çështje ligjore! Te gjithë e duan zhvillimin, qëllimi i mire nuk justifikon mjetet dhe shkeljet ligjore!

        Lini një Përgjigje