TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 19:12

Dita e 28-të e protestës, emigranti nga Italia: Më morën pronat, drejtësia më la në baltë

Shkruar nga Pamfleti

Dita e 28-të e protestës, emigranti nga Italia: Më morën

Dita e 28-të e revoltës qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike ka sjellë në shesh edhe shumë emigrantë shqiptarë, të cilët janë kthyer nga vende të ndryshme të Europës për t'iu bashkuar protestave në Tiranë.

Mes tyre ishte edhe një emigrant i ardhur nga Italia, i cili denoncoi publikisht për mediat humbjen e pronave të tij dhe mungesën e reagimit nga institucionet e drejtësisë.

Ai tregoi se është përballur me dyer të mbyllura sa herë ka tentuar të kërkojë drejtësi. 

"Unë vij në protestë sepse jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj të bëj denoncim, nuk ma marrin as denoncimin", u shpreh protestuesi.

Qytetari theksoi se pjesëmarrja në protestë është e vetmja mënyrë që i ka mbetur për të kërkuar ndryshim dhe për të ngritur zërin për problemet me të cilat, sipas tij, përballen shumë qytetarë.

"Vetëm përmes kësaj proteste, që të rrëzohet ky pushtet, përndryshe jam i vdekur", shtoi ai.

Protestat, të cilat kanë hyrë në ditën e tyre të 28-të, vijojnë të mbledhin çdo ditë qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale.

revolte qeveri protesta

Lini një Përgjigje