TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 22:01

"Të sëmurët nuk kurojnë dot kancerin", Stafa ironizon Ramën: Agjenturat e huaja i lanë spitalet pa ilaçe?

Shkruar nga Pamfleti

"Të sëmurët nuk kurojnë dot kancerin", Stafa

Gazetari Osman Stafa ka folur në protestën e qytetarëve kundër qeverisë, duke u ndalur te gjendja e rëndë në sistemin shëndetësor dhe mungesat në spitale.

Nga tribuna e protestës, Stafa tha se në spitale ndërpriten analizat pas datës 20 të çdo muaji, ndërsa në Spitalin Onkologjik, sipas tij, mungojnë ilaçet dhe pajisjet për trajtimin e pacientëve me kancer.

Ai ironizoi edhe deklaratat për ndikim të huaj në protesta, duke pyetur nëse “agjenturat e huaja” janë përgjegjëse për mungesën e barnave, rritjen e çmimeve, pensionet e ulëta dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalet ndërpriten analizat. Kanë nisur dje se për dy muaj nuk u ndërprenë analizat për shkak të presionit publik. E imagjinoni dot të shtrohesh në spital dhe të ndërpresin analizat rutinë. Sot në Onkologjik nuk ke ilaçe. Nuk ka pajisje për të trajtuar kancerin dhe këta na thonë janë agjenturat e huaja që organizojnë protestat. Agjenturat e huaja i lanë spitalet pa ilaçe e pajisje, shpopulluan këtë vend, i ngritën çmimet e ushqimeve, i lanë pensionet aq të ulëta?”, tha Stafa.

Gazetari u shpreh se protesta nuk është thirrur nga partitë politike, por nga problemet e përditshme të qytetarëve.

“Prandaj ky shesh është qëndresa më e bukur që i ka ndodhu këtij vendi. Këtë popull s’e ka thirrur partia, por Shqipëria për hallet e shumta, me të cilat ndeshemi përditë. Forca jonë është rezistenca në këtë shesh. Të mos lodhemi, sepse këta nuk lodhen duke vjedhur me koncesione, te paratë që duhet të shkonin te spitalet”, vijoi ai.

Stafa tha gjithashtu se qytetarët po detyrohen të paguajnë për shërbime shëndetësore që duhet t’i marrin nga shteti.

“E kanë lënë spitalin pa ilaçe. Një shtet që nuk punon për të siguruar trajtim për pacientin. Ka rënë sistemi. Kush nga ju ka shkuar në spital dhe ka dhënë lekë për shërbimin të ngrejë dorën?
Nuk mund të vijojmë më kështu sepse do ta paguajmë ne. Shqipëria nuk ka protokolle. Shkon në spital, bën ekzaminim, shkon në shtëpi dhe vdes”, deklaroi gazetari.

Ai përmendi edhe protestën e paralajmëruar për më 4 korrik, duke bërë thirrje që qytetarët dhe diaspora t’i bashkohen tubimit.

“E kanë kopshtin Eden 4.3 mln euro. Kanë para për qejfet e tyre, dhe nuk kanë për ilaçe. A ia dilni dot me ato rroga që merrni për t’ia dalë në Shqipëri, për të ndërtuar të ardhmen e fëmijët?
E vërteta jonë duhet të mbledhë në shesh këdo sepse është për ne. Më 4 korrik është lajmëruar një protestë e madhe. Diaspora përsëri duhet të jetë këtu”, përfundoi Osman Stafa.

osman stafa protesta

Lini një Përgjigje