TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 19:41

Dyshohen se kanë lidhje me botën e krimit, 10 oficerëve të policisë u hiqet certifikata e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohen se kanë lidhje me botën e krimit, 10 oficerëve të

10 oficerëve, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues në Policinë e Shtetit, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit.

Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.

Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

Në total rezulton të kenë aplikuar 1487 oficerë policie, nga të cilët 33, përfshi edhe të rolit bazë dhe një i Ministrisë së Brendshme, kanë marrë notë negative.

Ky vendim i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara.

E ndërsa për të pastruar policinë, në vitin 2018 nisi njëherazi rivlerësimi kalimtar, ku me ndryshimet ligjore në fokus janë drejtuesit, ndaj dhe është etiketuar shpesh si kontrolli i të 300-ve. Lëvizjet e shpeshta në departamente, drejtori qarqesh dhe komisariate kanë sjellë ngadalësim të procesit të vettingut.

Për shkak të ndryshimeve të fundit, vettingu u ndërpre për drejtuesit që u larguan dhe po vazhdon për ata që janë emëruar.

Zyrtarisht, AMP pranoi për TCH se, për 6 muaj, nga 26 kontrolle të trefishta, 15 prej tyre janë konfirmuar dhe për 11 shefa të tjerë është ndërprerë, pasi gjatë verifikimit të vettingut nuk ishin më drejtues.

policia

Lini një Përgjigje