TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 21:33

"Shqipëria kërkon Revolucion", nis marshimi i 49-të në kryeqytet 

Shkruar nga Pamfleti
"Shqipëria kërkon Revolucion", nis marshimi i 49-të
Nis marshimi i 49-të në kryeqyte

Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin përpara Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar demonstratën e tyre në ditën e 49-të radhazi, me thirrjen "Shqipëria kërkon Revolucion".

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë tubimit u ngritën shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor, korrupsionin, çështjet e pronësisë, shpopullimin e vendit dhe dëmtimin e mjedisit. Folësit theksuan gjithashtu nevojën për një shtet që, t'u shërbejë qytetarëve dhe jo interesave të ngushta politike apo ekonomike.

Protestuesit deklaruan se lëvizja është qytetare dhe se nuk do të ndalet derisa të realizohen kërkesat e tyre. Sipas tyre, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kushti kryesor dhe i panegociueshëm, ndërsa u shprehën të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. 

marshimi per revolucion

Lini një Përgjigje