TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 18:00

Revolucioni i Flamingove/ 11 ditë protestë, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Revolucioni i Flamingove/ 11 ditë protestë, mijëra qytetarë

Për shumë prej pjesëmarrësve, protesta është shndërruar në një reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes, largimit të të rinjve nga vendi, mungesës së besimit te institucionet dhe tranzicionit të zgjatur politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

“Revolucioni i Flamingove” është futur në ditën e 11-të. Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, nga ku kanë nisur më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Pas 11 ditësh radhazi në rrugët e Tiranës, mobilizimi nuk humbet ritëm. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, në shesh kanë nisur të dëgjohen sloganet që tashmë janë kthyer në simbol të protestës, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë mes turmës.

Rama ik”, “Duam drejtësi”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama ka mbaru”.

Dita e njëmbëdhjetë vjen pas një marshimi maratonë një natë më parë, ku mijëra qytetarë qëndruan për orë të tëra në rrugët e Tiranës, duke kaluar nga bulevardi drejt zonës së Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në qendër të qytetit.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve është fakti se protesta ka tejkaluar prej kohësh kauzën që e ndezi fillimisht. Në rrugët e Tiranës nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike në tërësi, duke reflektuar një pakënaqësi më të gjerë që shkon përtej një çështjeje të vetme.

Për shumë prej pjesëmarrësve, protesta është shndërruar në një reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes, largimit të të rinjve nga vendi, mungesës së besimit te institucionet dhe tranzicionit të zgjatur politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Protestat janë pasqyruar nga media ndërkombëtare, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka hyrë në debate publike lidhur me ngjarjet.

 

protesta

Lini një Përgjigje