TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 10:34

Gjyqi në GJKKO ndaj Veliajt, kryebashkiaku mungon në seancë; dosja shqyrtohet nga trupa e re gjykuese

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në GJKKO ndaj Veliajt, kryebashkiaku mungon në seancë;
Veliaj

Në GJKKO po zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 10 të pandehurve të tjerë, të cilët do të përballen me gjykim të zakonshëm. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e veçuar të Veliajt përbëhet nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.

Kërkesat e paraqitura më herët nga mbrojtja e Veliajt, të cilat janë rrëzuar nga trupa gjykuese e përbërë nga Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, pritet t’i parashtrohen sërish trupës së re gjykuese. Mes tyre janë kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, zhvillimin live të seancës si dhe administrimin e të gjitha provave të përfshira në dosjen ndaj Erion Veliajt.

Në seancë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në kuadër të monitorimit të procesit pas kërkesës së Veliajt lidhur me kafazin në sallën e gjyqit. Vetë Erion Veliaj nuk ndodhet i pranishëm në seancë.

Të pandehurit që vijojnë gjyqin pa gjykim të shkurtuar

Erion Veliaj
Ajola Xoxa
Gentian Sula
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Valmir Xoxa
Flutura Xhani

Lini një Përgjigje